Auto&Tech
Elon Musk i përgjigjet lëvdatave dhe kritikave të MKBHD (VIDEO)
Demokracia
22:35 | 27 Korrik 2021

Share:

Marques Brownlee, i njohur ndryshe si MKBHD, njihet si një nga tech-reviewer më të mirë në YouTube me më tepër se 14 milionë përdorues të abonuar në kanalin e tij. Në videon e tij të fundit ai shpjegoi pikat më të forta dhe më të dobëta sipas mendimit të tij të makinës së re elektrike nga Tesla, Model S Plaid.

Marques tregoi se ai e admironte cilësinë e materialeve të përdorura në kabinën e Model S Plaid, ndryshe nga normalisht. Ndërfaqja e përdoruesit dhe inputi në touch-screen ishte mjaft fluid sipas tij. Një tjetër fushë ku ai ishte mjaft i kënaqur ishte performanca e makinës, duke treguar se ajo e ruan pikun e fuqisë dhe përtej shpejtësisë 100 km/h, deri në 200km/h.

Megjithatë në video u përmendën dhe disa pakënaqësi që kishin të bënin me timonin e ri të përfshirë, Yoke. Të gjithë personat që ngasin për herë të parë një Tesla Model S Plaid do ta kenë të vështirë të ambientohen pasi timoni ka një formë drejtkëndore, dhe jo rrethore si normalisht. Kësaj vështirësie i shtohet dhe shtypja e gabuar e butonave në timon gjatë marrjes së kthesave.

Këtë video me sa duket e ka ndjekur dhe CEO i Tesla, Elon Musk, i cili reagoi në Twitter duke thënë: ”Një review mjaft e mirë dhe kritika të drejta. Me çdo software update, intuita e makinës do të përmirësohet. Ju do të keni shumë pak nevojë të shtypni butona dhe makina do të kuptojë kur të injorojë shtypjet aksidentale të butonave.

Gjithashtu ai shtoi se ndërfaqja full self-driving shtrihet në të gjithë ekranin dhe se forma e timonit Yoke mundëson një pamje të pandërprerë të ekranit pas timonit.

 

Të ngjashme