Antenat satelitore Starlink tashmë kanë mbërritur në Ukrainë në më pak se 48 orë pasi Elon Musk njoftoi se kompania e tij SpaceX do të dërgonte ndihmë në një vend që përpiqet të mbrohet kundër agresionit rus, transmeton Demokracia.com.
Ministri ukrainas i Teknologjisë Dixhitale, Mykhailo Fedorov publikoi një foto që tregon një duzinë kutish që përmbajnë një terminal përdorimi për t’u lidhur me satelitët, një stendë montimi dhe një emetues Wi-Fi.
Starlink — here. Thanks, @elonmusk pic.twitter.com/dZbaYqWYCf
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) February 28, 2022
“Jeni të mirëpritur”, u përgjigj Musk.
“Starlink punon në Kiev”, shkroi Oleg Kutkov në Tëitter dhe postoi një pamje të testit të shpejtësisë së lidhjes në internet.
Kujtojmë, Musk njoftoi të shtunën se Starlink tashmë është aktiv në Ukrainë.
SpaceX ka lëshuar 2,000 satelitë Starlink deri më sot, dhe aktualisht ka rreth 145,000 përdorues që paguajnë 99 dollarë në muaj për shërbimin standard ose 500 dollarë për premium. /Demokracia.com/