Elon Musk ka blerë 9.2 për qind të aksioneve në Twitter në vlerë prej 3 miliardë dollarëve.
Sipas Komisionit amerikan të Letrave me Vlerë, themeluesi i Teslas ka blerë 73 milionë e 486 mijë e 938 aksione të Twitterit.
Kjo blerje ka bërë që aktualisht aksionet e Twitterit të rriten me rreth 25 për qind.
Kjo blerje e bëjnë Muskun njërin nga aksionerët më të mëdhenj në kompani, që është katër herë më shumë se themeluesi i Twitterit, Jack Dorsey.
Musk është një përdorues i rregullt i Twitterit me më shumë se 80 milionë ndjekës, megjithëse kohët e fundit ai tha se po mendon seriozisht për ndërtimin e një platforme të re të medieve sociale.
Given that Twitter serves as the de facto public town square, failing to adhere to free speech principles fundamentally undermines democracy.
What should be done? https://t.co/aPS9ycji37
— Elon Musk (@elonmusk) March 26, 2022
Në fund të muajit të kaluar, Musk pyeti ndjekësit e tij nëse ata mendonin se platforma mediale sociale inkurajon fjalën e lirë, përcjell Telegrafi.
“Fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale. A besoni se Twitter i përmbahet me rigorozitet këtij parimi?”, kishte pyetur Musk.
“A nevojitet një platformë e re?”, pati theksuar ai.