ShowBiz
Elliot Page dhe Emma Portner drejt divorcit
Demokracia
10:27 | 27 Janar 2021

Share:

Aktori Elliot Page dhe koreografia Emma Portner kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre pas 3 vitesh.

“Pas shumë mendimesh dhe shqyrtimesh, ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar, pas ndarjes tonë verën e kaluar,” tha çifti Kanadez në një deklaratë për mediat e huaja, shkruan Demokracia.com

“Ne kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin dhe mbetemi miq të ngushtë.” Ata nuk dhanë detaje të tjera.

Page, aktori 33-vjeçar i nominuar për Oskar, doli si transgjinor në vitin 2020.

Ai gjithashtu e shfrytëzoi rastin për të adresuar diskriminimin ndaj njerëzve trans.

Page mori vlerësime ndërkombëtare për të luajtur si një adoleshente shtatzënë në filmin “Juno” të vitit 2007. Filma të tjerë të mëdhenj përfshijnë “Inception” dhe seritë e “X-Men”, ndërsa aktori kohët e fundit ka luajtur në serialin e Netflix “The Umberella Academy” . /Demokracia.com

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Qershor 2024