ShowBiz
Ellen DeGeneres kritikohet ashpër për papërgjegjësi
Demokracia
10:39 | 22 Prill 2021

Share:

Përdoruesit e mediave sociale kanë kritikuar ashpër Ellen DeGeneres pasi ajo zbuloi të martën se kishte pirë tre “pije me përmbajtje kanabisi” dhe kishte marrë pilula gjumi melatonin para se ta voziste gruan e saj në spital muajin e kaluar.

Ellen i rrëfeu ngjarjen Jimmy Kimmel pasi zbuloi se ajo gjeti Portia de Rossi në agoni në dysheme prej dhimbjes së apendicitit, transmeton Demokracia.com

63-vjeçarja pranoi se nuk ishte “ndoshta e sigurt” që ajo të voziste pasi kishte konsmuar alkool dhe pilula.

Dhe përdoruesit e Tëitter ishin të shpejtë për të dënuar sjelljen e saj.

Njëri komentoi: “E egër! Ju u dehët me pije dhe pilulapastaj e çoni gruan tuaj tek E.R Turp për ju @TheEllenShoë. Mund të kishit vrarë dikë!”

Ajo tregoi se “një mikeshë e saj i kishte rekomanduar këto pije kanabisi dhe ato kanë përmbajte CBD ose THC”.

“Unë e piva një dhe nuk ndjeva asgjë. Më pas vazhdova dhe i piva edhe dy të tjera dhe i mora edhe dy pilula me melatoninë”.

“Më pas u shtriva dhe e pash që Portia nuk ishte në shtrat. Ajo po gjëmonte e shtrirë në dysheme nga dhimbja e barkut”.

Ajo vazhdoi duke spjeguar se si ajo kishte këmbëngulur të qonte atë menjëherë në spital.

Ellen nuk ka pranuar të komentojë kritikat lidhur me papërgjegjësinë e saj./Demokracia.com/

Të ngjashme