ShowBiz
Eliza Hoxha për rastin e Drenusha Latifit: Mos u turpëro për asgjë, dhunës duhet me i thënë jo
Demokracia
23:01 | 28 Shkurt 2024

Share:

Këngëtarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar pas rastit të Drenusha Latifit.

Artistja shqiptare ka treguar se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

Në një rrëfim për Klan Kosovën, ajo ka zbuluar edhe disa fotografi, të cilat dëshmojnë dhunën e ushtruar nga ish-partneri.

Foto: Screenshot/YouTube

Hoxha në postimin në Facebook i ka kërkuar Latifit që të bëhet e fortë dhe që të mos turpërohet për asgjë.

Postimi i plotë i Elizës (pa ndërhyrje):

“Drenusha Latifi e mbajë mend të re e të brishtë.

E bukur atëherë dhe e bukur sot.

Por sot një grua e fortë të cilës i’u ka sosur durimi për tekat dhe budallakun e burrave që gruan e shohin si trofe, si pronë dhe si kukull ku shfryejnë pasiguritë e xhelozitë e veta.

JO dhe JO.

Drenushë mos u turpno për asgjë. Dhunës duhet jo me i thanë secila nga ne. E di që është vështirë me dal në publik e me i fol këto gjana, por ama duke mos fol kemi arritur në këtë pikë.
Paq uratën dhe ditë të reja plot dritë bashkë me fëmijët”. 

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024