Lajme
Eliot Engel e kritikon ShBA-në: Stop bullizimit të Kosovës, qasja e butë me Serbinë s’po funksionon
Demokracia
20:15 | 18 Korrik 2023

Share:

Eliot Engel është një nga figurat më të njohura amerikanë në Kosovë, për shkak të angazhimit disa dekadash për Kosovën në Uashington. Ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje me Kosovën, Serbinë dhe marrëdhënien mes Kosovës dhe ShBA-së, ku ka kritikuar ashpër Administratën Biden. Çka shkroi Engel?

Në artikullin e titulluar “ShBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën”, Engell, politikan demokrat, shkruan që në hyrje se dëshira e ShBA-së për stabilitet në Ballkan e ka tejkaluar mbështetjen e saj për demokracinë, rendin dhe ligjin dhe luftën kundër korrupsionit. Në shkrimin e tij, z. Engell thekson se ka shqetësime për trajtimin që Administrata Biden ka ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Por, megjithëse në përgjithësi mbështes atë që po bën administrata e Presidentit Joe Biden brenda dhe jashtë vendit, kam shqetësime për trajtimin e mosmarrëveshjes së vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Departamenti i Shtetit.” – shkruan ai për revistën e njohur amerikane, Foreign Policy.

Në fakt, Engel e kritikon Departamentin e Shtetit, duke shkruar se kohët e fundit ky dikaster i rëndësishëm është “dukur më pak i gatshëm për të mbështetur ushtrimin e sovranitetit të Kosovës në gjithë territorin e saj.”

Të ngjashme