Sport
Eliminimi i papritshëm i Gjilanit nga Kupa, ky është reagimi i Gentjan Mezanit
Demokracia
17:43 | 10 Shkurt 2021

Share:

Garat e Kupës gjithmonë kanë ditur të sjellin befasi dhe atë jo vetëm në futbollin kosovar por edhe në garat ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, eliminimi i sotëm i Gjilanit nga skuadra e Ligës së Parë, Istogu vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme, derisa për tifozët gjilanas ky është një eliminim i turpshëm dhe vështirë i pranueshëm.

Demokracia.com ka kontaktuar ish trajneri e Gjilanit, Gentjan Mezanin për të marrë një opinion për këtë disfatë, megjithatë Mezani nuk ka dashur të jap ndonjë koment.

“Faleminderit për respektin, por nuk ka kuptim të jep ndonjë opinion, ndoshta do dukej keq të flas unë në këto momente”, ka thënë shkurt Mezani për Demokracia.com. /Demokracia.com

Të ngjashme