Sport
Ekskluzive: Eliminimi i hidhur nga Liga e Kampionëve, Drita nuk e fiton lëndën në CAS
Demokracia
11:19 | 01 Mars 2021

Share:

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar më herët se që pritej.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu ishte përjashtuar nga gara për shkak të rasteve me virusin korona në skuadër, shkruan Demokracia.com.

Ky përjashtim kishte para ndeshjes nga Linfieldit.

Lidhur me eliminimin nga Liga e Kampionëve, Drita apeloi në CAS, derisa vendimi zyrtar ende nuk ka ardhur.

Burime të Demokracia.com bëjnë me dije se “jozyrtarisht” apelimi i klubit gjilanas është refuzuar.

Ndryshe, Drita i kishte vazhduar më pas garat në eliminatoret e Ligës së Evropës, ku kishte mposhtur Sileksin, e më pas kishte humbur nga Legia e Varshavës. /Demokracia.com

Të ngjashme