Sport
Eliminimi i hershëm i Dritës nga Kupa e Kosovës, Nuhiu nuk prononcohet për media
Demokracia
16:19 | 23 Nëntor 2022

Share:

Drita e Gjilanit, liderja e Superligës së Kosovës është eliminuar tek në 1/16-tën e finales së Kupës së Kosovës nga Liria e Prizrenit, skuadër që bën gara në Ligën e Parë, shkraun Demokracia.com.

Tre herë kampionët e Kosovës u mposhtën 1:2 në mes të Gjilanit nga Liria, e cila golin e fitores e arriti në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas përfundimit të ndeshjes, si rrallë herë, trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu nuk është prononcuar për media.

Drita nuk e ka shijuar trofeun e Kupës së Kosovës për rreth dy dekada.

“Bardhekaltrit” edicionin e kaluar arritën deri në finale, për t’u mposhtur më pas nga Llapi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024