Flamurtari e ka shkaktuar befasinë e rrethit të 1/16-tës së finales në Kupën e Kosovës duke e eliminuar Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Rezultati pas 90 minutave ishte 2:2, kurse shifrat e njëjta mbeten edhe pas vazhdimeve, me ndeshjen që u vendos nga penalltitë.
Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani pas ndeshjes tha se eliminimi i ekipit të tij ishte befasi, duke u ankuar se fati nuk ishte me ta.
“Është befasi, marrë parasysh traditën që vazhdon. Kësaj radhe ishim ne ajo befasi e Kupës. Qysh prej fillimit bëmë një gafë me autogol. Ndërtuam lojën dhe barazuam rezultatin. Bëmë një gabim në zonë dhe skuadra kundërshtare shënoi gol, barazuam dhe qëlluam shtylla. Fati nuk ishte në anën tonë, ndonëse kishim dominimin, krijuam raste por nuk shënuam. Në ekzekutimin e penalltive ishte i pafat njëri prej lojtarëve tonë. Ndodhë dhe në fund Flamurtarit i dëshirojmë sukses. Kemi punuar në këtë aspekt shumë për të mos nënçmuar, sepse Flamurtari ka skuadër cilësore. Nuk patëm fat as në ndeshje as në penallti. Pavarësisht që synimi ka qenë ta ndjekim Kupën, nuk ia arritëm, ky është një minus i madh për neve”, ka thënë Shotani për Art Sport.
“Duhet ta nxjerrim më të mirën ndaj Dritës, për të ruajtur pozitën në mes të tabelës. Kemi një problem në shtëpi të marrim pikë, kurse në udhëtim kemi marrë pikë të mjaftueshme”, ka shtuar trajneri i Drenicës, Bekim Shotani./Demokracia.com/