Sport
Eliminimi i Italisë ndikon dhe te Juventusi
Demokracia
15:02 | 25 Mars 2022

Share:

Eliminimi i Italisë nga faza kualifikuese e Botërorit, ka ndikuar dhe në të ardhmen e disa lojtarëve në skuadrat e tyre përkatëse dhe njëri prej tyre është dhe kapiteni i “të kaltërve”, Giorgo Chiellini.

Mbrojtësi veteran ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, por eliminimi nga Vijareali në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve dhe tani eliminim nga Maqedonia e Veriut në “playoff” të Botërorit, mund të jetë një lamtumirë e tij nga “Zonja”.

Gjithashtu është dhe mundësia se sa tifozë të Juventusit do të duan një lider që nuk bëri atë që duhej në dy sfida të rëndësishme të skuadrës dhe kombëtares së tij.

Gjithsesi, e ardhmja e Chiellini mbetet ende për t’u parë, pasi tani Juventusi ka gjetur dhe një lider të ri në mbrojtje, me Matijas De Ligt, i cili po merr zemrat e tifozëve bardhezi. /Demokracia.com

Të ngjashme