ShowBiz
Eli Fara flet për herë të parë pas humbjes së madhe
Demokracia
07:32 | 11 Maj 2022

Share:

Këngëtarja Eli Fara humbi nënën e saj në nëntor të vitit 2020 dhe sot për herë të parë ajo ka folur për këtë temë. Eli ka treguar se nëna e saj u infektua me Covid-19. Gjatë tre muajve, këngëtarja vendosi ta kuronte në shtëpi dhe jeta e saj u zgjat edhe për disa muaj të tjerë. Teksa rrëfeu përkujdesin ndaj saj dhe netët pa gjumë, e ftuar te “Rudina”, këngëtarja u përlot ndërsa kujtoi ndjesinë pas ceremonisë mortore.

“Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.”

Ajo tha mes të tjerash se edhe vajza e saj Marina u kujdes në mënyrë të jashtëzakonshme për të. Teksa po ashtu së fundmi i është rikthyer muzikës pas 2 vitesh mungesë me një këngë të re.

Të ngjashme