Sport
Elhami Shabani lufton për medaljen e bronztë të Evropës
Demokracia
10:56 | 26 Maj 2022

Share:

Karateisti kosovar, Elhami Shabani, është në rrugë të mbarë për të fituar medaljen e bronztë të Evropës, të parën e këtij niveli në karrierën e tij.

Shabani ka shënuar katër fitore në kategorinë deri në 75 kilogramë, në Evropianin që po mbahet në Gaziantep të Turqisë, përcjell Demokracia.com.

Humbjen e vetme e pësoi në rundin e tretë, ndërsa garën drejt medaljes e vazhdoi përmes repesazhit ku shënoi dy fitore të tjera.

Lufta për të bronztën zhvillohet të shtunën, ndërsa garuesi ynë përballë do të ketë Hamza Turulja të Bosnjë e Hercegovinës.

Në ditën e parë të garave, vetëm Shabani vazhdoi rrugën drejt medaljes. Garuesit tjerë si Fortesa Orana (+68), Melos Gashi (-84 kg), Shpresim Shabani (84+) dhe Adelina Rama (-61 kg) u ndalën kryesisht në rundin e dytë.

Garat sot i vazhdojnë edhe garuesit tjerë./Demokracia.com/

Të ngjashme