Lajme
Elezi flet per Demokracia.com, tregon se si do të numërohen fletëvotimet në zgjedhjet e 14 shkurtit
Demokracia
11:01 | 05 Shkurt 2021

Share:

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i ndryshuar në vitin 2010, ka qartësuar mënyrën e votimit e që e njejta do të vlejë edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Demokracia.com ka treguar se si do të fuksionojë një proces votimi në zgjedhjet të parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

”Sipas nenit 110, paragrafi 4, votuesi pajiset me një fletëvotim në zgjedhje dhe a). e shënjon atë me votën për një subjekt politik, dhe b) mund që po ashtu të shënojë atë me vota për deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit politik”, thotë Elezi.

Elezei thotë se edhe në këtë proces votimi numri i kandidatëve që do të votohen do të jetë deri në pesë persona, në rast se votohen më shumë persona, flotëvotimi është i pavlershëm.

“Në paragrafin 5 theksohet se se “nëse një fletëvotim shënjohet për më shumë se 5 kandidatë, atëherë numërohet vetëm vota e hedhur për subjektin politik. Pra, votuesi duhet të zgjedhë vetëm 1 subjekt politik dhe më së shumti 5 kandidatë nga ai subjekt politik”, thotë Elezi.

Sa i përket evidentimit të të dhënave nga numërimi, Elezi për Demokracia.com thotë se fillimisht numërohen votat e subjekteve politke dhe pastaj ato të kandidatëve të këtyre subjekteve

”Pas përfundimit të votimit, anëtarët e Këshillit të Vendvotimit, të cilët përfaqësojnë subjektet politike, numërojnë fillimisht votat për subjektet politike, duke krijuar dengje me votat e vlefshme për secilën prej tyre. Pas këtij procesi, Këshilli i Vendvotimit numëron pjesën tjetër të fletëvotimit: votat e kandidatëve. Këto të dhëna paraqiten në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve (FLLK) për secilin fletëvotim. Në këto fleta paraqiten të dhënat për çdo numër”, tha Elezi/Demokracia.com

Të ngjashme