Kuriozitete
Elefanti rrokullis veturën brenda të cilës gjendej çifti me dy fëmijët e tyre, kalimtarët mundohen ta shpërqendrojnë duke i rënë borisë
Demokracia
20:39 | 17 Janar 2022

Share:

Ky është momenti kur një elefant i “tërbuar”, rrokullis një veturë brenda të cilës ishte një familje – pra dy fëmijë dhe prindërit.

Ngjarja e tmerrshme u filmua në Afrikën e Jugut nga një pasagjer që ishte pas me veturë, dhe shihte sesi Fordi po rrokullisej nga elefanti në parkun Wetland të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.

Madje autori i videos i binte borisë me shpresën se do ta shpërqendronte elefantin që peshonte mbi 6 mijë kilogramë. Me të parë se kishte “kryer punë”, kjo kafshë gjigante u largua e qetë.

Në anën tjetër, nëna, babai dhe dy fëmijët e moshës 8 dhe 10-vjeç, qëndruan të ngujuar brenda veturës derisa arritën ekipet e shpëtimit për t’i nxjerrë.

E pavarësisht që kanë pësuar trauma, asnjëri anëtar i kësaj familje nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, kjo për faktin që elefanti nuk kishte goditur me hundë pjesën anësore të veturës.

Të ngjashme