Arte
Elbenita Kajtazi cilësohet si artistja e javës nga “Opera Wire”
Demokracia
12:58 | 31 Gusht 2021

Share:

Elbenita Kajtazi është një prej artisteve shqiptare e vlerësuar në mënyrë ndërkombëtare si soprano. Me performance të shumta nëpër skenat më të famshme evropiane, Kajtazi ka konfirmuar debutimin e saj në sallën e koncerteve “Konzerthaus” të qytetit të Berlinit, me operën “Rita” të kompozitorit italian Gaetano Doniceti.

Portali i njohur “Opera Wire“, e ka cilësuar Kajtazin si artisten e javës: “Në opera do të luajë një kast këngëtarësh të rinj, duke përfshirë yllin në rritje Elbenita Kajtazi, e cila do të këndojë rolin kryesor”.

Donizetti shkroi gati 70 opera, shumë prej të cilave janë harruar. Gjatë viteve të fundit shumë nga veprat e tij janë rizbuluar falë shfaqjeve të koncerteve, festivaleve ose regjistrimeve. Këtë javë audienca gjermane do të zbulojë operën “Rita” në Konzerthaus Berlin. Opera do të luahet nga një kast këngëtarësh të rinj duke përfshirë yllin në rritje Elbenita Kajtazi, e cila do të këndojë rolin kryesor.

Sopranoja, e cila vjen nga Kosova, kthehet në Berlin, ku auditorët e kanë njohur atë ndër vite. Kajtazi ishte një artiste e re në Deutsche Oper Berlin nga viti 2014 në 2016 dhe interpretoi role të shumta duke filluar nga Verdi, Mozart tek Puccini, Janacek dhe Humperdinck.

“Rita” do të jetë opera e dytë Donizetti e sopranos pas “L’Elisir d’Amore” të cilën ajo e interpretoi shumë herë në Essen, Padova dhe Berlin.

Të ngjashme