Sport
Elbasan Rashani s’ndalet së shënuari, realizon një tjetër gol për Clermontin
Demokracia
16:28 | 19 Shtator 2021

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani po vazhdon me gola te skuadra e Clermontit në Ligue 1.

Rashani ka barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 65-të të përballjes kundër Brestit, e vlefshme për javën e gjashtë në elitën e futbollit francez, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi i Kosovës u asistua nga Berthomier për t’i barazuar shifrat, ndonëse Clermont ndodhet me një lojtar më pak në fushë.

Sulmuesi kosovar u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 19-të.

Ky ishte goli i katërt në gjashtë takime për Rashanin. /Demokracia.com

Të ngjashme