Ndeshja e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën futbollistet e Barcelonës po përballen me ato të Real Madridit, theu rekordin për numrin e biletave të shitura.
Raportohet se 99 mijë persona janë të pranishëm në stadiumin “Camp Nou”, përcjell Demokracia.com.
Ambientazo en el Camp Nou en un día histórico para el fútbol femenino. pic.twitter.com/PbwofdUS3q
— Helena Condis Edo (@HelenaCondis) March 30, 2022
Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 1999 në Kupën e Botës, kur u takuan ekipet kombëtare të SHBA-së dhe Kinës dhe atë ndeshje e ndoqën nga tribuna pak më shumë se 90 mijë shikues.
Stadiumi më i madh në Katalonjë u shit për revanshin e Champions League dhe ndeshjen e parë e fitoi Barcelona me rezultatin 3:1.
Futbollistët katalanas kanë arritur të njëjtin numër fitoresh në 36 ndeshje këtë sezon, ndërsa tashmë kanë fituar Superkupën dhe kanë siguruar vendin e parë në tabelën e ligës spanjolle.
Interesant është fakti se “El Clasico” e luajtur nga futbollistët e Barcelonës në “Camp Nou” këtë sezon është ndjekur nga “vetëm” 86.422 tifozë, gati 13 mijë më pak se sa do të jetë në duelin e zonjave./Demokracia.com/
View this post on Instagram