Lajme
Ekzekutivi i BE-së gati për ndërprerjen e furnizimeve me gaz nga Rusia
Demokracia
18:34 | 30 Mars 2022

Share:

​ Komisioni Evropian është gati për një ndërprerje të mundshme të furnizimit me gaz nga Rusia, njoftoi sot komisioneri i BE-së përgjegjës për mjedisin, Frans Timmermans.

“Ne si komision jemi përgatitur për një kohë shumë të gjatë”, tha Timmermans në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Pasi qeveria gjermane aktivizoi planin e saj të furnizimit me gaz emergjent, Timmermans tha se ishte logjike që qeveritë të përgatiteshin dhe gjithashtu të vepronin të përkushtuara për parandalimin e pasojave.

Timmermans tha se ekzekutivi i BE-së është i gatshëm të ndihmojë vendet anëtare të BE-së dhe të punojë ngushtë për t’u përgatitur për ndërprerjet e furnizimit me energji./ata.gov.al/

Të ngjashme