Lajme
Ekzekutimi me kallashnikov në Prishtinë, policia jep detaje të reja: Vetura e djegur ishte me targa të Gjermanisë
Demokracia
09:00 | 15 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje tek rruga “C” në Prishtinë.

Policia bën të ditur se autori i vrasjes nuk është identifikuar ende. I njëjti e ka qëlluar me armë dhe e ka lënë të vdekur një shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Viktima është gjetur i vdekur në veturën e tij.

Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Prishtinë 14.06.2023 – 20:00. Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

Të ngjashme