Lajme
Ekstradohet nga Franca kosovari i dënuari për 2 vepra penale
Demokracia
15:36 | 02 Korrik 2024

Share:

Policia e Kosovës, të martën, ka njoftuar se kosovari i dyshuar me urdhëresë gjyqësore është ekstraduar nga shteti i Francës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti në bashkëpunim me ILEC-un dhe njësite të tjera të Policisë së Kosovës, përmes aeroporti ndërkombëtar të Shkupit me datën 01.07.2024 ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të personit A.R. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovare)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej dy vjet e katër muaj për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.

“Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit”.

Të ngjashme