Lajme
Eksportet e drithërave të Ukrainës ranë me 55.5% për shkak të luftës
Demokracia
16:18 | 20 Qershor 2022

Share:

Eksportet e grurit të Ukrainës ranë me 55.5% në 20 ditët e para të qershorit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Bujqësisë.

Këto përfshijnë 689,000 ton misër, 63,000 ton grurë dhe 21,000 ton elb , sipas të dhënave.

Ukraina eksportoi deri në 6 milionë tonë drithë një muaj përpara se Rusia të niste pushtimin e saj më 24 shkurt, të cilin vetë Moska e quan një “operacion special ushtarak”.

Që atëherë, vëllimi i eksporteve ka rënë në rreth 1.7 milion ton pasi Ukraina, e cila dikur eksportonte shumicën e produkteve të saj përmes porteve, është detyruar të transportojë grurë me tren përtej kufirit të saj perëndimor. /abcnews.al

Të ngjashme