Lajme
Ekspertja britanike ka një paralajmërim të frikshëm për variantin e ri të koronavirusit
Demokracia
07:33 | 12 Shkurt 2021

Share:

Varianti i ri i koronavirusit u shfaq për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe që prej atëherë është identifikuar në 80 vende të botës.

Ky variant mund të kthehet në formën dominuese të virusit anekënd globit thotë drejtoresha e konsorciumit, Genomics në Mbretërinë e Bashkuar, Sharon Peacock.

‘Besoj se në të ardhmen, çelësi do të jetë sa problematike mund të bëhen këto shtame për vaksinat’, tha Peacock për BBC, përcjell Demokracia.com

Grupi që ajo drejton u krijua prillin e 2020-tës, dhe ka bërë bashkë ekspertë të shumërespektuar dhe institute për të mbledhur, skeuencuar dhe analizuar genomat e virusit, si pjesë e përgjigjes së Britanisë së Madhe ndaj pandemisë së Covid-19.

Deri më tani, ai ka gjurmuar historinë genetike të më shumë se 250.000 kampionëve të koronavirusit.

Kompania AstraZeneca thotë se mund të zhvillohen vaksina kundër varianteve të reja.

Vetëm se ato mund të kërkojnë 6 deri në 9 muaj që të prodhohen dhe t`i administrohen publikut.

Të ngjashme