Lajme
Eksperti serb: Shumica e armëve që kanët serbët janë prej luftërave në ish-Jugosllavi
Demokracia
16:53 | 06 Maj 2023

Share:

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Serbi kanë armë me leje, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë ka mbledhur rreth një qind mijë armë në aksione për të konfiskuar armë të paligjshme, raportoi Radio Evropa e Lirë shërbimi në gjuhën serbe.

Pas dy masakrave të mëdha që nganë ditëve të fundit, Qeveria e Serbisë urdhëroi “që me urgjencë të amandemtohet Ligji për Armë dhe Municion”.

Një ekspert serb i armëve i thotë Radios Evropa e Lirë se shumica e këtyre armëve janë në posedim të qytetarëve serbë nga luftërat në ish-Jugosllavi që përfunduan para 23 viteve.

Sipas tij, ky arsenal armësh përfshinë një numër të madh pistoletash, pushkës dhe mjete shpërthyese (mina) si dhe mjete të tjera vdekjprerurëse.

Dy tragjeditë më të fundit, thotë ai, janë tregues se as regjistrim i duhur nuk është garnatues. Sipas Forumit Botëror për Popullata, Serbia ishte në vendi ne pestë në Evropë në armë për kokë banori, e ndjekur nga Mali i Zi.

“Bazuar në bazën e vetme të të dhënave për numrin e armëve të regjistruara të mbajtura nga MPB-ja serbe, si autoriteti që jep lejet për posedimin dhe mbajtjen e armëve, në Serbi janë nën 800 mijë armë në posedim të ligjshëm në duart e rreth 570 mijë pronarëve përfshirë persona fizikë dhe juridikë.Disa persona si gjuetarët dhe shoqatat e qitjes, kompanitë e sigurimit, mund të zotërojnë disa armë. Serbia ka rreth 12 armë për njëqind banorë, dhe për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 120 armë për njëqind banorë”, thotë eksperti.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024