Lajme
Eksperti serb: Pa shkaktuar të qeshura, ambasadori rus në OKB s’mund të flasë kundër pavarësisë së Kosovës
Demokracia
20:16 | 23 Shkurt 2022

Share:

Eksperti serb, Orhan Dragash, ka shkruar një artikull lidhur me situatën Rusi-Ukrainë, duke e ndërlidhur këtu edhe Kosovën.

Dragash ka ngritur pikëpyetje se pas njohjes së pavarësisë së Donetskut dhe Luganskut, çfarë e pengon presidentin rus që të mos i njoh të gjitha rajonet e tjera, përcjell Demokracia.com.

“Nga vendimet e fundit të Putinit, pozicioni i Rusisë në skenën ndërkombëtare si një avokat i pajtueshmërisë së fortë me ligjin ndërkombëtar bëhet i paqëndrueshëm. Rusia dhe lideri i saj arritën në përfundimin se mund të hiqnin dorë nga ky pozicion për të arritur qëllimin e tyre shumë më të rëndësishëm, që është kontrolli total mbi territorin e pushtuar dikur nga Bashkimi Sovjetik”, ka thënë ai.

Sipas ekspertit serb, këtë herë ambasadori rus në OKB nuk mund të thotë diçka kundër pavarësisë së Kosovës dhe se duhet ta njoh si shtet të pavarur, me të njëjtin parim që ka zbatuar në Donetsk dhe Lugansk, përcjell Demokracia.com.

“Është e paimagjinueshme që ambasadori rus në OKB, në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit kushtuar raportit gjysmëvjetor për Kosovën, të mund të thotë diçka kundër pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare pa shkaktuar të qeshura në sallë. Tani është shumë më logjike që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, duke ndjekur të njëjtin parim që ka zbatuar për Donetsk dhe Lugansk. Rusia dhe Putini e kanë lehtësuar shumë rrugën drejt njohjes së Kosovës për pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë këtë ende”, ka thënë Dragash.

Ai tutje ka shtuar se “Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro sot kanë shumë më pak hapësirë ​​manovrimi për të shmangur njohjen e Kosovës sesa dje. Dhe nëse anëtarët e mbetur të BE-së dhe NATO-s lëvizin për ta njohur Kosovën së shpejti, Serbia do të ketë vetëm Vladimir Putinin për të falënderuar”.

Në fund, eksperti serb thotë se Beogradi e ka humbur mbrojtësin e tij më të madh dhe më me ndikim ndërkombëtar, Rusinë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025