Lajme
Eksperti kushtetues| Vigan Qorolli për presidenten Osmani: Një mediokre prej juristeje dhe një hakmarrëse ordinere
Demokracia
16:07 | 20 Prill 2022

Share:

Profesori universitar dhe eksperti kushtetues, Vigan Qorrolli e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani një juriste mediokre. 

Sipas tij populli i Kosovës duhet ta dijë se udhëhiqet nga një juriste mediokre dhe hakmarrëse ordinere, shkruan Demokracia.com.

“Gjithçka është e provuar dhe tashmë publiku duhet ta di se kënd e ka ne krye te shtetit: një mediokre prej juristeje dhe një hakmarrëse ordinere.”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Qorrollit është bërë në një status të ish-këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, ku ai shkruan për hezitimin e presidentes Osmani për dekretimin e kryeprokurorit Blerim Isufaj.

“Tash s’mundet me m’bind dikush që e ka për arsye parimore kundërshtimin ndaj Blerim Isufajt, e ne anën tjetër e ka dështu dy here zgjedhjen e gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese vetëm për shkak te inateve personale ndaj kandidatit Vigan Qorrolli. Madje në anën tjetër duke ofruar mbështetje për njërin ndër gjyqtaret me te korruptuar dhe më të poshtër të gjyqësorit në Kosovë, një argati te SHIK-ut.”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij për më tepër, kanë qenë 13 muaj në dispozicion për ta ndryshuar  Ligjin për KPK.

“Kosovën në këtë gjendje nuk e kanë sjellur politikanët. Ata janë dora e shkatërrimit, por mbështetja symbullur për këta politikan’ të cilët pastaj u ndjenë si Luigji i XVI është shkaku i shkatërrimit. Fatkeqësia momentale është se opozita e sotme, janë shkatërruesit e djeshëm. Amo për hir të kësaj nuk e kemi njet me heshte ndaj gabimeve”, ka shkruar Berisha.

MEDIOKËR mb. mospërf. libr.

  1. Që ka aftësi të kufizuara, që nuk shquhet për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë; që është i rëndomtë (për njerëzit). Njeri mediokër. Nxënës (student) mediokër. Shkrimtar (poet) mediokër.
  2. Që është poshtë mesatares nga cilësia ose i papërfillshëm nga sasia; që s’ka shumë vlerë, që është tepër i rëndomtë; që s’është as i mirë, as i keq (për diçka). Vepër (pjesë) mediokre. Jetë mediokre.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Punë mediokrish. /Demokracia.com/

Të ngjashme