Sport
Eksperti i transferimeve: Antonio Conte dëshiron vetëm Manchester Unitedin
Demokracia
09:30 | 26 Tetor 2021

Share:

Për shkak të rezultateve jo të mira dhe humbjes turpëruese nga Liverpooli raportohet se e ardhmja e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer te Manchester Unitedi është drejt fundit.

Në mediat thuhet se pasues i norvegjezit do të jetë ish-trajneri i Interit, Antonio Conte, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur edhe “eksperti” i transferimeve, gazetari Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Antonio Conte e dëshiron vetëm Manchester Unitedin, ndërsa ka shtuar se italiani ende nuk ka marrë ofertë në tryezë.

Conte u shpall kampion me Interin në edicionin e kaluar, ndërsa pasi ndau rrugët me ta është ende i papunë.


“Djajtë e Kuq” ende nuk kanë marrë ndonjë vendim nëse do e shkarkojnë ose jo Solskjaerin.

Manchester Unitedi u mposht të dielën para shikuesve të vet 0-5 nga Liverpooli. /Demokracia.com

Të ngjashme