Lajme
Eksperti i sigurisë thotë se urdhri i fundit i Vuçiqit është kërcënim
Demokracia
23:43 | 01 Nëntor 2022

Share:

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se ngritja e nivelit të gatishmërisë së forcave tokësore serbe në kufi me Kosovën janë kërcënim.

Ibishi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se qëllimi përfundimtar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është që serbët në veri të armatosen e t’i kundërvihen policisë së Kosovë, e që të shkaktohen viktima.

“Ky është kërcënim, edhe manovrat që i majti më herët, pra Vuçiq ka marrë vendim që me aktivizuar, me ngrit nivelin e gatishmërisë të forcave tokësore, atje në kufi me Kosovën. Kjo paraqet kërcënim.

Por, skenarët e Vuciqit njihen edhe më herët. Qëllimi i tij përfundimtar është që t’i armatos ata, t’i kundërvihen policisë e të shkaktohen viktima”, th ai.

Të ngjashme