Lajme
Eksperti i sigurisë thotë se Kusari-Lila ia ka huqur me videon e Radojiçiqit
Demokracia
17:42 | 06 Mars 2024

Share:

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë një reagim lidhur me një deklarim të deputetes, Mimoza Kusari-Lila, pasi kjo e fundit në një intervistë për Euronews Albania flet për një takim të Radojiçiq me përfaqësues të Listës Serbe të ndodhur pas 24 shtatorit 2023.

Shala thotë se bazuar në videon e publikuara, takimi të cilit i referohet deputetja e VV-së është e vitit 2021, ku Vuçiq bashkë me Listën Serbe ishin mbledhur në Rashkë.

Reagim për media !

Deputetja e Kosovës nuk e thotë të vërtetën për videon e pretenduar për takimin e Milanit me Vuqiqin e cila thekson se video që pretendoi se ishte video pas rastit Banjska ( 24 shtator 2023 ).

Mund të themi se nuk është e vërtetë, deputeti ka rënë në kurthin e luftës hibride, më vjen keq, por dëmi i shkaktuar nga ajo është edhe reflektim i mungesës së njohurive në fushën e sigurisë.

Takimi është mbajtur më 13.11.2021 në Rashkë, ku

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vizitojë përfaqësuesit e listës Serbe pas trazirave në Mitrovicë

Të ngjashme