Lajme
Eksperti i sigurisë për vrasjen e shtatzënës: Katër ministri kanë dështuar
Demokracia
09:03 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Dje para oborrit të Klinikës së Gjinekologjisë  dyshohet se është vrarë gruaja shtatzënë, H. M., nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili. E, lidhur me këtë rast ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo ngjarje ka dëshmuar se sistemi në Kosovë është në kolaps.

“Mjekësia shkojë në humnerë , absurditet duhet me u thirr Urgjenca për me intervenua brenda ShSKUK;  Policia me U.D dhe sipas raportimeve ka dështuar dhe duhet me u shkarku / dhanë dorëheqje edhe U.D; Gjykata fajtor që se ka mbikëqyrë zbatimin e vendimit të saj për mbrojtje që ka shqiptua për viktimën; Qendra për punë sociale në Lipjan dështim total”, ka shkruar ai.

Ai madje ka hedhur akuza të rënda në drejtimin të katër ministrive përgjegjëse për neglizhim të rastit.

“Ministria e MPB – Dorëheqje e Ministrit aktor i filmave Hollywood – Xhelal Sveçla; Ministria e Drejtësisë – Dorëheqje e Ministres e cila është “Narcissistic”; Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve ( ish Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale ); këtu s’kem çka ti shtojmë as më shumë e as më pak se ky “kontabilisti” të shkojë në shtëpi;  Ministria e Shëndetësisë – U.D i kësaj Ministria në shtëpi apo Kryeministri të vetë shkarkohet me që është në pozitën e “Udhëheqit” të kësaj ministrie”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë:

Të ngjashme