Lajme
Eksperti i sigurisë kibernetike – Qeverisë: Kush e demanton ministrin kur ai rrenë?
Demokracia
13:41 | 03 Maj 2022

Share:

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, ka reaguar pasi Qeveria Kurti II po planifikon të krijojë pozita të reja nëpër ministri, si zyrtar për Fake News.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka pyetur se kush do ta demantojë “ministrin” kur ai do të gënjejë?

Sipas tij, nuk është detyrë e Qeverisë kjo kur dhe vetë është “subjekt” i verifikimit.

Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht sesi Qeveria Kurti po krijonte pozita të reja si “Zyrtar për Fake News” nëpër ministri.

Postimi i plotë i ekspertit të sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj:

Kush do demantoj “ministrine” kur ai do RRENË?!

Po është detyrë e qeverisë të ndihmoj luftin e FAKE NEWS!

JO nuk është detyrë e saj ta luftojë në ketë mënyrë, kur dhe vet është “subjekt” i verifikimit!

Është “konflikt interesi” të verifikojë veten, kur dihet se kjo është detyrë e shoqërisë civile! /Demokracia.com/ 

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Qeveria Kurti e krijon një pozitë të re nëpër ministri, zyrtar për “Fake News”

Të ngjashme