Lajme
Eksperti i sigurisë: Hoxha Mazllam të intervistohet menjëherë nga Prokuroria, t’i caktohet masa e paraburgimit
Demokracia
13:23 | 16 Prill 2023

Share:

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se deklarata e hoxhës është vepër penale “nxitja e Urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Shala në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Prokuroria Speciale duhet ta intervistojë menjëherë atë t’i caktohet masa e paraburgimit për 48 orësh.

“Pra ky Mazllum Mazllumi do të duhej të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës dhe menihere ti caktohet masa paraburgimit 48 orësh dhe sipas procedurave duke ja rezervuar një vend burgun e sigurisë se lartë”, ka shkruar ai.

Hoxha Mazllam Mazllami po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në debatin publik. Atij tashmë i ka daluar videoja ku ofendon rëndë dëshmorët dhe flamurin kombëtar.

“Kjo është harrën, leckë, bezë”, thotë Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar.

“Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!”, dëgjohet derisa shton ai.

Mazllami po ashtu shprehet se edhe po të mos vendosej flamuri kuq-e-zi për 28 nëntor “nuk do të bëhej kijameti”.

Të ngjashme