Sport
Eksperti i merkatos e konfirmon: Barcelona bën “goditje” të madhe, nënshkruan me mesfushorin e Milanit
Demokracia
17:38 | 22 Mars 2022

Share:

Barcelona i ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie, bën të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Reprezentuesi i Bregut të Fildisht veçse ka nënshkruar me klubin katalunas deri në vitin 2026, ndërsa ka kryer edhe testet mjekësore, shkruan Demokracia.com.

Kessie do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë, ngase kontrata e tij me “Rossonerët” skadon në verë.

Sipas asaj që raporton gazetari italian, Kessie hodhi poshtë ofertat më të mira nga Premierligë, vetëm për t’iu bashkuar Xavit te Barça.

Kessie do të marrë 6.5 milionë euro paga neto plus shtesa për pagën totale prej 7 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2026.

25-vjeçari është pjesë e klubit italian nga korriku i vitit 2019 kur u transferua nga Atalanta për 24 milionë euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme