Lajme
Eksperti i çështjeve të sigurisë tregon se cili është dënimi më i madh që SHBA mund t’i bëjë Kosovës
Demokracia
23:18 | 12 Nëntor 2022

Share:

Drejtori i KIPRED dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Lulzim Peci me anë të një postimi në Facebook ka komentuar kundërshtimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me kërkesën e ShBA’ve për zgjatjen e afatit për targat ilegale.

Ai ka thënë se dënimi më i madh që mundet t’i bëjnë ShBA’të shtetit tonë është të na thonë “bëni si të doni vet, dhe unë po tërhiqem”.

”Shikojeni se cfare i kemi be vetes qe nga kundershtimi i demarkacionit me Malin e Zi deri me tani. Ne vend se te ecim perpara, ne e zgjodhem te bejme si te dojme vetem ne, dhe ja ku jemi, si vendi me i izoluar ne Evrope. Mos te harrojme se vet Presidenti Biden asokohe si nen-President i SHBA-ve personalisht eshte angazhuar qe te mbledhim mend, por ne me nje krenari te injorantit vazhduam me tonen,” ka shkruar ai.

Tutje, thotë se në marrëdhëniet ndërkombëtare mos kompromisi është armiku më i madh i më të mirës së mundshme. Ndërkaq, përmend dy nga ngjarjet më historike për Kosovën marrëveshjen e Rambujesë dhe planin e Ahtisaarit.

”Plus ky argumenti se eshte kundershtuar Rambujeja dhe plani i Ahtisarit qe e solli pavaresine e Kosoves, pasi eshte kerkuar me e mira, me se paku qe mund te thuhet eshte infantil. Cilat kane qene alterativat e kundershimit si te Rambujese dhe Ahtisarit? Padyshim se ato do ishin mos- intervenimi i NATOs dhe mospavaresimi i Kosoves.

Deshira per te kerkuar me te miren e deshiruar por te pamundshme, qe nenkupton mos- kompromisin, ne marredheniet nderkombetare behet armiku me i madh i me te mires se mundshme,” përfundoi ai.

 

Të ngjashme