Lajme
Eksperti amerikan: Evropa le ta dijë, nëse e mbanë Kosovën të izoluar rritet ndikimi i Erdoganit në rajon
Demokracia
19:04 | 20 Korrik 2022

Share:

Alon Ben-Meir, ekspert amerikan i çështjeve të Ballkanit, ka thënë se Kosova është vendi më i izoluar në Ballkanin Perëndimor.

Ben Meir ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet ta di se mbajtja e Kosovës si një vend i izoluar, sipas tij ia hap derën presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të rritur më tej ndikimin e tij në rajon.

“Kosova ende mbetet vendi më i izoluar në Ballkanin Perëndimor. BE-ja duhet të dijë se mbajtja e këtij vendi në zemër të Evropës të izoluar do t’i hapë derën Erdoganit për të rritur më tej ndikimin e tij në rajon”, ka thënë Ben-Meir, shkruan lajmi.net.

Përndryshe, disa javë më parë është zhvilluar Samiti i Bashkimit Evropian ku pritej që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të zgjidhet.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi pasi që disa shtete si Franca dhe Holanda dolën kundër, duke u shprehur se Kosova duhet të bëjë ende përparim në mënyrë që t’i liberalizohen vizat.

Pavarësisht kësaj, kjo temë vazhdon të jetë aktuale, ku janë dhënë shpresa që liberalizimi i vizave do të ndodh në fund të këtij viti.

Të ngjashme