Lajme
Eksperti amerikan: Albin Kurti ka injoruar këshillat e zyrtarëve amerikanë dhe ka helmuar marrëdhëniet dypalëshe me mendjemadhësinë e tij
Demokracia
16:08 | 07 Janar 2024

Share:

Eksperti amerikan, David Philips ka thënë se kryeministri Kurti ka helmuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se duhet që të bëhet e pamunduar që raportet Kosovë-ShBA të rikthehen në normalitet.

“Qeveria e Kosovës nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Albin Kurti ka injoruar këshillat e zyrtarëve amerikanë dhe ka helmuar marrëdhëniet dypalëshe me mendjemadhësinë e tij.Është koha që marrëdhëniet SHBA-Kosovë të kthehen në rrugën e duhur”, tha Philips.

Edhe eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir thotë se kryeministri Kurti duhet të bashkëpunojë më shumë me BE-në e SHBA-në.

“Kryeministri Kurti erdhi në pushtet me qëllimet më të mira dhe gjithmonë është përpjekur që të marrë vendimin e duhur për të mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Sidoqoftë, do të kisha dashur ta shihja Kurtin duke bashkëpunuar më plotësisht me BE-në për të rritur statusin e Kosovës brenda organizatës, duke e ditur fare mirë se BE-ja dhe SHBA-ja e mbështesin Kosovën në mënyra të ndryshme”, tha ai.

Të ngjashme