Lifestyle
Eksperiment i thjeshtë: Ja si të zbuloni nëse ka ngjyrë artificiale në bizelet që konsumoni
Demokracia
12:36 | 25 Shtator 2021

Share:

Bizelet jeshile nuk janë vetëm të shijshme, ato vijnë me disa përfitime shëndetësore. Të pasura me lëndë ushqyese, veçanërisht fitonutriente, luteinë dhe zeaksantinë dhe një mori vitaminash (A, B, C, E dhe K), ato janë gjithashtu të pasura me fibra, të ulëta në yndyrë dhe nuk kanë kolesterol.

Sado të shëndetshëm të jenë bizelet e gjelbra, ato ndonjëherë mund të falsifikohen me ngjyrë artificiale. Pra, para se të konsumoni bizele bëjeni eksperimentin e mëposhtëm për të parë nëse ka falsifikim të ngjyrës në to:

* Shtoni pak bizele jeshile në një gotë transparente.

* Shtoni ujë në gotë. Përziejini mirë dhe prisni për gjysmë ore.

* Bizelet jeshile të papërlyera nuk lënë asnjë ngjyrë, ndërkaq uji bëhet i gjelbër në rast të falsifikimit.

Të ngjashme