Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se ekspedita ka marrë rrugën për në Turqi, saktësisht qytetin e Gaziantep.
Ekipi i karatesë atje do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian për senior.
Ky kampionat do të zhvillohet nga data 25 maj deri më 29 maj, dhe pritjet janë të mëdha se mund të ketë medalje.
Njoftimi i plotë:
Ekipi kombëtar i Kosovës në karate niset për Gaziantep të Turqisë ku do mbahet “Kampionati Europian në karate për senior 25-29.05.2022.
Forca kampiona.
Krenar me ju.
Suksese të gjithëve./Demokracia.com/