Sport
Ekskluzive: Ulpiana arrin marrëveshje me ish-sulmuesin e Superligës së Turqisë, javën e ardhshme pritet zbarkimi i tij në Lipjan
Demokracia
21:37 | 22 Janar 2022

Share:

Ulpiana e Lipjanit është ndër skuadrat aktive në merkaton dimërore duke përforcuar ekipin me disa lojtarë të njohur në Kosovë.

Sidoqoftë, “bardhekaltrit” nuk e kanë ndërmend të ndalen. Ata pritet shumë shpejt të zyrtarizojnë edhe disa lojtarë në jashtë vendit.

Bara Bebeto, 30-vjeçari nga Senegali pritet që gjatë javës së ardhshme të zbarkojë në “Sami Kelmendi” dhe ta veshë fanellën e ekipit të provomovuar këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, raporton Demokracia.com.

Kështu ka mësuar Demokracia.com nga burime të sigurta brenda klubit lipjanas.

Bebeto që luan si sulmues pritet t’i bashkohet Ulpianës për pjesën e dytë të edicionit në Superligë.

Senegalezi së fundmi ka luajtur në Kamerun, ndërsa në të kaluarën ai bëri karrierë edhe në Superligën e Turqisë tek Gazientep si dhe në Hungari, Rumani e Qipro.

Tiparet e tij sulmuese dhe përvoja që ai posedon ka shtyrë drejtuesit e klubit të sigurojnë shërbimet e tij.

Ulpiana ndodhet në pozitën e nëntë në tabelë me 18 pikë, ndërsa këtë edicion synon mbetjen në kampionatin elitar të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme