Sport
Ekskluzive: UEFA reagon për organizimin e ndeshjes Spanjë – Kosovë, kompetencat ia lë FIFA-së
Demokracia
13:10 | 10 Mars 2021

Share:

Dje është shkaktuar një bujë e madhe në opinionin kosovar për shkak të disa “kushteve” që ka vendosur Spanja për organizimin e ndeshjes kundër Kosovës, raporton Demokracia.com.

Federata Spanjolle e Futbollit, ka punuar për muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, krejt kjo pasi shteti spanjoll nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, sikurse dy vendet e tjera në grup – Gjeorgjia dhe Greqia.

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të mund të hyjë dhe të luajnë në Spanjë, por protokolli do të jetë më i veçantë i përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga Spanja.

Kosovës nuk do t’i referohen si shtet sovran kjo federatë. Kështu që, ekipit tonë do t’i referohen si territori i Kosovës.

E njëjta gjë do të edhe ndodh me flamurin, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll. Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës.

Këto detaje pritet të ndikojnë gjithashtu edhe në komentimin e ndeshjes nga media shtetërore, TVE (pronari i të drejtave) dhe RNE.

Edhe ato nuk do t’i referohen Kosovës si shtet sovran.

Në lidhje me këtë çështje, Demokracia.com ka kontaktuar me shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.

UEFA ka bërë me dije se kompetencat e organizimit të kësaj ndeshje i takojnë vetëm FIFA-së.

“Ndeshja në fjalë i takon FIFA-së kështu që janë rregullat e FIFA-së që e përcaktojnë këtë. Ju këshillojmë t’i drejtoheni FIFA-së për këtë çështje”, ishte përgjigjja e UEFA-së për Demokracia.com.

Ndryshe, gazeta i ka shtruar pyetje edhe FIFA-së në lidhje me këtë, por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigjje.

Ndeshja Spanjë – Kosovë do të luhet më 31 mars në stadiumin “La Cartuja” e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës 2023. /Demokracia.com

 

Të ngjashme