Sport
Ekskluzive: Trepça ’89 dakordohet me ish-futbollistin e Gjilanit
Demokracia
14:28 | 12 Janar 2023

Share:

Trepça ’89 nuk do të qëndrojë “duarkryq” në afatin kalimtar të janarit, por synon të përforcojë skuadrën për stinorin pranveror.

“Minatorët” do të nisin merkaton duke e përforcuar portën me një emër të njohur në futbollin e Kosovës.

Demokracia.com merr vesh nga burime brenda klubit mitrovicas se “Xehtarët” kanë arritur marrëveshje me portierin e Gjilanit, Arion Ymerin.

Gjatë ditës së enjte (sot), Demokracia.com raportoi ekskluzivisht se Ymeri ka ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme me klubin gjilanas.

LEXO EDHE: 

Ekskluzive: Gjilani ndan rrugët me futbollistin e njohur

Ymeri, 27-vjeçar, ishte pjesë e Gjilanit nga vera e vitit 2021 kur u transferua nga Drenica. Ai më parë ka qenë pjesë edhe e Trepçës.

Trepça ’89 mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parafundit (9) me 19 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve të zhvilluara./Demokracia.com/

Të ngjashme