Lajme
EKSKLUZIVE | Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Lista Serbe pritet ta ndryshojë emrin e saj
Demokracia
19:48 | 23 Tetor 2023

Share:

Lista Serbe po mundohet ta ndryshojë imazhin e saj pas ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ishte i përfshirë drejtpërdrejtë si prijës i grupit terrorist, nënkryetari i kësaj partie, Milan Radojçiq.

Lista Serbe është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndryshojë emrin e saj. Demokracia.com nga burime ndërkombëtare ka mësuar se kjo gjë mund të ndodhë edhe në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie, që pritet të mbahet nesër më 24 tetor 2023.

Kjo çështje, Demokracia.com ka mësuar se është diskutuar edhe ndërmjet Zyrës së Kryeministrit dhe ambasadorëve të shteteve të Kuinit në Kosovë. Po ashtu, përfaqësuesve të BE-së mësohet se i është kërkuar të ndikojnë që Lista Serbe ta mbyll aktivitetin e saj si parti politike dhe serbët të krijojnë një parti të re për t’i përfaqësuar, megjithatë edhe ndryshimi i emrit të Listës Serbe po shihet si ‘fasadim’ i mirë për ta tejkaluar këtë situatë.

Mbajtja e Kuvendit zgjedhor për këtë parti, siç duket është përshpejtuar nga ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terrorist sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Grupi terrorist i armatosur rëndë udhëhiqej nga Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kjo parti kishte afat të mbante Kuvendin zgjedhor të radhës deri në verën e vitit 2025.

Ndryshimi i emrit të partisë, pas kësaj ngjarje, pritet të jetë hapi i dytë i kësaj partie, e cila vetëm dhjetë ditë më herët, nën dirigjimin e drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar, doli me strategji të re duke shprehur gatishmëri për pjesëmarrjen në zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës dhe njëkohësisht, duke lënë në “harresë” dy kushëzimet për institucionet kosovare.

https://demokracia.com/serbia-me-strategji-te-re-lista-serbe-harron-kushtezimet-tani-eshte-e-gatshme-per-zgjedhjet-ne-veri/

Më 5 qershor 2023, Lista Serbe kishte bërë të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet që eventualisht do të mund të mbahen në komunat veriore, kur t’i plotësohen dy kushte: Tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosoëvs nga veriu dhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

https://demokracia.com/pas-deklarates-se-vuciq-lista-serbe-thote-se-eshte-gati-te-marre-pjese-ne-zgjedhjet-ne-veri/?fbclid=IwAR3Ke41OLN49RjT9frb1InjR3IyeHBExvolv1WXPV1cfNnbrRqLEkzw1jGQ

Të ngjashme