Lajme
EKSKLUZIVE| LVV tenton ta kap edhe Agjencinë e Shërbimeve të Navigimit, ish-kandidati për deputet intervistohet nesër
Demokracia
19:45 | 14 Prill 2022

Share:

Duke mos u mjaftuar me Korporatën Energjetike të Kosovës, Shërbimin Korrektues, e borde të ndryshme, Lëvizja Vetëvendosje siç duket po tenton “ta kap” edhe Agjencinë e Shërbimeve të Navigimit Ajror (ASHNA), raporton Demokracia.com.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ditë më parë ka hapur konkurs për pozitën e zëvendësdrejtorit të Shërbimeve Administrative Financiare.

Demokracia.com ka siguruar dokumentin e kandidatëve që janë radhitur në listën e ngushtë nga komisioni përzgjedhës, ku figuron edhe emri i ish-kandidati i LVV-së për deputet, Besnik Zeqiraj.

Ky i fundit, është një nga tetë kandidatët që kanë arritur të jenë në listën e ngushtë për këtë pozitë, derisa Demokracia.com mëson se testi për t’u punësuar pritet që të mbahet nesër.

Zeqiraj në llogarinë e tij në Facebook, thuajse secilin postim e ka për partinë në pushtet, derisa në biografinë e tij shkruan se punon në Lëvizjen Vetëvendosje.

Demokracia.com ditëve të fundit ka raportuar për punësimet e LVV-së në disa institucione.

Dhjetra persona të punësuar së fundi në KEK, janë militantë dhe përkrahës të LVV-së, ose kanë lidhje me ata.

Veç kësaj, Demokracia.com ka raportuar edhe për punësimet në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku të paktën pesë persona që kanë fituar pozita në këtë institucion, e përkrahin pushtetin.

​Opozita në Kosovë ka mbledhur 40 nënshkrime për komisionin hetimor për çështjet me energjinë dhe punësimet në KEK.

Ndërkaq, edhe Prokuroria e shtetit dhe Departamenti i Krimeve të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet lidhur me punësimet masive në KEK./Demokracia.com/

Lexo edhe:

“Shpërthen” nepotizmi në KEK| Përkrahësit e LVV-së i punësojnë masivisht familjarët e tyre në pozitat e lira

EKSKLUZIVE| Ende pa u harruar skandali në KEK, militantët e LVV-së punësohen edhe në Shërbimin Korrektues

Të ngjashme