Lajme
EKSKLUZIVE: Ky është majori i Policisë që u suspendua nga IPK me dyshimin se keqpërdori pozitën zyrtare
Demokracia
10:48 | 23 Maj 2022

Share:

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar sot dy zyrtarë policor.

Demokracia.com ka mësuar se njëri prej të suspenduarve është Fahri Vishi i cili mban gradën major.

Për suspendimin e tyre përmes një komunikate ka njoftuar edhe IPK, shkruan Demokracia.com.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes rrugëve operative janë informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës. “Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë intervistuar 5 (pesë) zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast.

Suspendohen dy zyrtarë policor, njëri me gradën major

Të ngjashme