Lajme
EKSKLUZIVE| Konflikt fizik mes zyrtarëve të gjeologjisë, zëvendësdrejtori ekzekutiv sulmon një drejtor
Demokracia
16:23 | 17 Maj 2022

Share:

Dy zyrtarë të lartë të gjeologjisë, në pasditen e sotme janë përfshirë në një konflikt fizik.

Demokracia.com mëson se Alban Çollaku, drejtor i Departamentit të Gjeologjisë Regjionale është sulmuar dhe është kanosur nga Luan Morina, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik.

Ka qenë vetë Çollaku, ai që e ka denoncuar rastin e sulmit dhe kanosjes ndaj tij në Policinë e Kosovës.

Siç mëson Demokracia.com, Çollaku është intervistuar nga ana e policisë sot në përfundim të orarit të punës, përderisa Luan Morina, i cili dyshohet si sulmues ende nuk është paraqitur në polici.

Demokracia.com do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti.

Të ngjashme