Sport
Ekskluzive: Gjyqtarët turq ndajnë drejtësinë në sfidën Drita – Prishtina
Demokracia
15:29 | 19 Janar 2021

Share:

Kampioni i Kosovës në futboll Drita, dhe fituesi i Kupës Prishtina, me 23 janar do të ndeshen ndërmjet vete në Antalia të Turqisë në kuadër të Superkupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Kjo përballje që luhet për herë të parë në histori jashtë territorit të Kosovës, ka zgjuar kureshtje të madhe, edhe pse Demokracia.com mëson se ka gjasa që ajo të mos zhvillohet fare, pasi klubet hezitojnë t’i kryejnë testet në Antalia, ashtu siç kërkojnë autoritet turke.

Sido që të jetë tashmë gjithçka duket gati dhe FFK-ja ka vendosur që drejtësinë në këtë sfidë tua besojë arbitrave turq, kjo për shkak të shpenzimeve më të ulëta.

“Gjyqtarët e asaj ndeshjeje do të jenë nga Turqia. Kjo bëhet për shkak të shpenzimeve më të ulëta. Emrat nuk janë caktuar ende pasi këtë do ta bëjë organizatori i asaj ndeshjeje, por gjithsesi gjyqtarët do të jenë nga Turqia”, ka thënë për Demokracia.com, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Të kujtojmë se edhe shtetet e fuqishme si Italia e Spanja ndeshjet e  Superkupës shpesh i luajnë në vende neutrale, megjithatë, gjykimin e tyre, për dallim nga Kosova, e bëjnë gjyqtarët vendorë. /Demokracia.com

Të ngjashme