Sport
Ekskluzive: Gjilani fiton miqësoren me golat e Arbnor Ramadanit, futbollistit që ende nuk është zyrtarizuar
Demokracia
20:14 | 27 Korrik 2022

Share:

Gjilani e ka fituar ndeshjen miqësore kundër Fushë Kosovës në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri.

“Kuqebardhët” triumfuan 3:1 ndaj “Pampurave” në stadiumin e qytetit në Gjilan, raporton Demokracia.com.

Ndonëse faqja zyrtare e SC Gjilanit nuk ka njoftuar për golashënuesit, Demokracia.com merr vesh ekskluzivisht se dy nga ta i ka realizuar mesfushori Arbnor Ramadani, futbollisti i cili është bashkuar me ekipin, derisa mungon vetëm zyrtarizimi i tij.

Golin tjetër për “Skifterat”  e ka realizuar Albert Dabiqaj, gol në të cilin asistoi Ramadani i cili e ka nisur për mrekulli aventurën te klubi gjilanas.

Zyrtarizimi i Arbnor Ramadanit te Gjilani është çështje kohe, derisa edhe detajet e prezantimit të tij kanë përfunduar./Demokracia.com/

Të ngjashme