Sport
EKSKLUZIVE: Dukagjini transferon Kamerajn, futbollistin që ishte pjesë e Juventusit
Demokracia
14:37 | 05 Korrik 2022

Share:

Dukagjini i Klinës është duke e zhvilluar merkaton verore të transferimeve në heshtje. “Hithat” kanë siguruar disa nënshkrime në këtë afat kalimtar të verës me disa futbollistë.

Demokracia.com mëson ekskluzivisht se Dukagjini ka transferuar futbollistin e Kosovës U21, Qendrim Kamerajn.

23-vjeçari i është bashkuar si futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin zviceran, SC Kriens.

Kameraj para disa vjetësh ishte pjesë e Juventusit në grupmoshat U19 dhe U23. Futbollisti i Lindur në Zvicër ishte pjesë e “Bianconerëve” nga viti 2018 si lojtar i U19, ndërsa një vit më vonë kaloi te grupmosha U23 e gjigantit Italian.

Nga “Zonja e Vjetër” Kameraj i rikthye në Zvicër për t’iu bashkuar më pas Luganos.

Siç mëson portali, Kameraj nuk do të jetë përforcimi i fundit për “Hithat” ngase ata në vijim do të prezantojnë edhe disa përforcime të tjera, emra të njohur në futbollin e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme