Sport
Ekskluzive: Behar Maliqi përforcon Feronikelin 74
Demokracia
21:28 | 07 Korrik 2023

Share:

Skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll janë ne vlugun më të madh të organizimit për edicionin e ri që nis në muajin e ardhshëm.

Në këtë fazë klubet janë duke hulumtuar tregun për përforcime, derisa Demokracia.com merr vesh se futbollisti i njohur, Behar Maliqi është bërë me skuadër të re.

Maliqi që edicionin e kaluar ishte pjesë e Malishevës, ka arritur marrëveshje me Feronikelin 74, dhe ai ne edicionin e ri do ta ndihmojë skuadrën nga Drenasi në Superligë. /Demokracia.com/

Të ngjashme